1. Faktorët etiologjikë, diagnoza dhe terapia e cirrozës hepatike të avancuar në Shqipëri në krahasim me të dhëna europiane
- Author
-
Xhimi Tata, Leonardo Baiocchi, Loreta Kondili, and Adriana Babameto
- Abstract
Qëllimi i studimit Nuk ka të dhëna për epidemiologjinë e cirrozës hepatike në Shqipëri. Qëllimi i këtij studimi është të vlerësohet roli i faktorëve kryesorë shkaktarë të cirrozës, në pacientët e shtruar në spital për t’u fokusuar në fushën e parandalimit dhe mjekimit të saj. Metodat Të dhënat etiologjike, klinike si dhe të terapisë së pacientëve të shtruar në departamentin e gastro-hepatologjisë së Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë u mblodhën në mënyrë konsekutive gjatë vitit 2019-2020. Rezultatet Nga 120 pacientë të shtruar në spital: 19% për ascit, 4% për hemoragji digjestive, 22% për encefalopati hepatike, 3% për HCC, 24% për diagnozë të parë të insuficiencës hepatike, 28% më shumë se një komplikacion të cirrozës. 56% ishin me cirrozë alkolike, 18% HBV, 7% HCV, 12% me etiologji virale dhe alkoolike, 7% me etiologji të tjera. Nga 11 pacientë me karcinomë hepatoqelizore (HCC), 73% kishin cirrozë HBV. Nga pacientët me cirrozë HBV, 19% mjekoheshin me tenofovir (mungonte testimi i HBV-DNA), 34% raportuan një trajtim të mëparshëm me lamivudine, pa mjekim aktual, 47% nuk raportonin mjekim antiviral. Nga 13 pacientë HCV+, 70% ishin HCV-RNA+, nga të cilët 23% nuk patën efekt nga trajtimet antivirale, 31% ishin HCV-RNA-.8 Konkluzione Abuzimi i alkoolit është shkaktari kryesor i cirrozës në Shqipëri që kërkon një rritje të sensibilitetit për parandalimin e saj. Infeksioni nga HBV luan një rol të rëndësishëm, fakt që kërkon rritjen e vaksinimit dhe përdorimin efektiv të antiviralëve anti HBV. Është e nevojshme një screening për infeksionin nga HCV në popullatën me faktorë risku dhe në momentin e diagnozës duhet të fillohet mjekimi antiviral pavarësisht nga grada e dëmtimit të heparit.
- Published
- 2021